Nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, të rinjtë marrin detyrën në shtator

Nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, të rinjtë marrin detyrën në shtator

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 mars, jetës parlamentare. Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare. Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025. Puna e trupës së ligjvënësve aktualë do të vijojë deri në 8 korrik dhe, sipas kalendarit zyrtar, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë. Në shtator, ligjvënësit aktualë do të duhet të ‘lirojnë’ vendin për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Disa prej tyre janë rikonfirmuar...