Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, Braçe: Duhen figura të reja, por…
Deputeti socialist Erion Braçe, i dyti më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës me 23,864 vota, ishte këtë mëngjes i ftuar në një emision televiziv, ku falënderoi votuesit dhe u zotua për angazhim të plotë në detyrën parlamentare. “Nëse më vjen mundësia, do të marr vendimet e mia. Por deputetin do ta bëj me kohë të plotë, e kam për detyrë ndaj atyre që më votuan”, u shpreh Braçe, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në kabinetin qeverisës. Ai do të vijojë të përfaqësojë Divjakën në Kuvend deri në shtator. Deputeti socialist theksoi gjithashtu nevojën për figura të reja brenda Partisë Socialiste, duke argumentuar se listat e mbyllura mund të ndihmojnë për këtë qëllim, por theksoi se edhe figurat...