Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Prisja që SPAK të vendoste drejtësinë e munguar”, Soko: Zgjedhjet më të këqija pas 1996-ës
“Prisja që SPAK të vendoste drejtësinë e munguar, që kriminelët mos përfshiheshin në zgjedhje”. Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishani në A2 CNN, kandidati për deputet i Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit, Pano Soko. Sipas tij nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse, në mënyrë që administrata publike dhe institucionet shtetërore të mos përdoreshin dhe të mos presionoheshin. “Ndryshe nga të gjitha rastet e tjera nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse. Nevoja që kemi ne është për të pasur një lojë të ndershme. Dhe përgjegjësinë që duhet të mbajnë institucionet. Prisja që SPAK në këto zgjedhje të vendoste drejtësinë e munguar atë që ka munguar në shumë zgjedhje pararendëse...