Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Erdogan ndryshon Kushtetutën e Turqisë/ Emërohen 10 juristë për ta hartuar atë, kritikët të shqetësuar për…
                            Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar sot, më 27 maj, fillimin zyrtar të punës për hartimin e një Kushtetute të re, duke emëruar një grup prej dhjetë juristësh që do të hartojnë propozimin për dokumentin që, sipas tij, do të shënojë fillimin e ‘shekullit të Turqisë’. Ky zhvillim vjen në një datë me simbolikë të fortë politike për vendin, 65-vjetorin e grushtit të parë ushtarak të vitit 1960, që çoi në përmbysjen dhe më pas varjen e kryeministrit Adnan Menderes dhe dy ministrave të tij. Në një fjalim drejtuar drejtuesve të degëve provinciale të partisë në pushtet AKP, Erdogan deklaroi: “Që nga dje, kam emëruar dhjetë nga miqtë e mi ligjorë. Ata po fillojnë punën tani. Me vullnetin e Zotit, ne do të...