Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Broja rikthehet te Chelsea
                            Aventura e Armando Brojës tek Everton është mbyllur. Sulmuesi është rikthyer te skuadra e Chelsea, që zotëron edhe kartonin e tij. Everton njoftoi përfundimin e huazimit për sulmuesin shqiptar, duke i uruar atij suksese në të ardhmen e tij. Broja tani rikthehet te Chelsea, aty ku nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë. Sulmuesi pritet të largohet në merkaton e verës, pasi nuk është pjesë e planeve të stafit teknik. 23-vjeçari u bashkua me Everton në fundin e merkatos së verës, por pa arritur të lërë shenjë, për shkak të dëmtimeve të pësuara.