Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fitorja në zgjedhje, Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër
Pas fjalimit që u mbajt ditën e hënë me kandidatët dhe deputetët fitues në zgjedhjet e 11 Majit, mësohet se kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim. Mësohet se këtë herë takimi do të mbahet me ministrat aktualë në Gjirokastër. Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS. “Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri”, u shpreh Rama. Nga ana tjetër, Rama iu kërkoi fituesve të 11 majit që të mos bëhen euforikë nga rezultati i thellë por të përmirësojnë veten....