KiE diskuton më 23 Qershor raportin e zgjedhjeve në Shqipëri, vlerësohet angazhimi i SPAK dhe Diaspora

KiE diskuton më 23 Qershor raportin e zgjedhjeve në Shqipëri, vlerësohet angazhimi i SPAK dhe Diaspora

Më 23 Qershor në nisje të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të diskutohet raporti i monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në Shqipëri. Raporti do të paraqitet nga kreu i vëzhguesve të kësaj organizate, Simone Billi. Në raportin e tij, deputeti italian vlerëson punën e përbashkët të SPAK, Prokurorisë se Përgjithshme dhe KQZ-së për të koordinuar në mënyrë efektive përpjekjet në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Vlerësohet po ashtu përfshirja e votës së diasporës si një moment i rëndësishëm në historinë demokratike të Shqipërisë. Megjithatë, në këtë raport thuhet se ende nevojitet përparim në kulturën më të gjerë politike për të forcuar besimin publik dhe për të siguruar që qeverisja e mirë të arrijë në të gjitha nivelet e...