Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Igli Tare zyrtarisht drejtori i ekipit italian të futbollit, reagon Rama: Milani nën urdhrat e një shqiptari, kush e imagjinonte
                            Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emërimin zyrtar të Igli Tares si drejtor i Milanit. Në një postim në Facebook, ai shkruan se ndjehet krenar për një arritje të tillë, teksa ishte diçka e paimagjinueshme kjo arritje. “Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?⚽️🇦🇱😍 Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit🤩🦅🇮🇹 Krenar për ty vëlla🖐️❤️”. Top Channel