Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Topalli i përgjigjet Ramës: As ndihmësit e Putinit s’do të guxonin të prodhonin 90% me zarfe të vetëvotuar
Drejtuesja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pasi kryesocialisti Edi Rama e quajti Doruntinë që vajton humbjen e zgjedhjeve. Përmes një postimit në rrjetet sociale, Topalli ia kthen me ironi se “kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale dhe diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat”. Sipas saj ky nuk është mobilizim i diasporës, por mobilizim i zarfit nga selia. “Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për...