Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Zyrtare/ Igli Tare prezantohet si drejtor sportiv
                            Igli Tare është zyrtarisht drejtor sportiv i Milanit. Ndodh për herë të parë në historinë e kuqezinjve, që drejtori sportiv të mos jetë nga Italia. Ky njoftim ishte paralajmëruar më parë, ndërsa vjen pas sezonit të dështuar nga Milani. Furlani arriti akordin pas disa takimeve me ish-drejtorin e Lacios, që ishte ndër pretendentët kryesorë prej fillimit të negociatave për drejtor sportiv. Kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër është marrëveshja e arritur mes palëve. Paga e tij është raportuar të variojë nga 800 mijë euro. Tare ndërkohë ka si mision kryesor të gjejë trajnerin e ri. Konseisao është me valixhe në duar, ndërsa përfliten disa opsione ku Vinçenzo Italiano i Bolonjës ishte dëshira kryesore.