Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Simone Inzaghi drejt Arabisë për 50 mln euro, tek Inter nuk mërziten sepse kanë gjetur zëvendësuesin ideal
                            26 Maj 2025 19:58 Telesport Finalja e Champions League, të shtunën më 31 maj, ndaj PSG-së, mund të jetë ndeshja e fundit e Simone Inzaghi-t në krye të Interit. Trajneri italian pritet të transferohet drejt Arabisë Saudite, aty ku Al Hilal ka rritur ndjeshëm ofertën për të, duke i ofruar 50 milionë euro për 3 sezone. “Sport Mediaset” raporton se tek Inter po pajtohen me idenë e largimit të Simone Inzaghi-t pas 31 majit dhe kanë identifikuar pasuesin ideal të tij. Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë zgjedhur Cesc Fabregas si pasuesin e Inzaghi-t, nëse ky i fundit pranon ofertën e Al Hilal. Fabregas ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë si trajner në Serie A, ku ka treguar një futboll shumë të bukur...