Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Osmani nga Asambleja Parlamentare e NATO-s: Kosova i beson Aleancës, është koha që NATO t’i hap dyert
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në adresimin e saj, Osmani theksoi besimin që Kosova ka ndaj NATO-s dhe angazhimit të saj të palëkundur për ruajtjen e paqes. ‘Në Kosovë ne besojmë në fuqinë e transparencës së kësaj Aleance, jo vetëm për fuqinë ushtarake, jo vetëm për arritjet strategjike, por për angazhimin e palëkundur për paqen,’ tha presidentja Osmani. Ajo shtoi se Kosova po kontribuon në mënyrë aktive në sigurinë ndërkombëtare dhe theksoi se ka ardhur koha që NATO t’i hapë dyert për vendin. ‘Kosova po e bën pjesën e saj. Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova,’ deklaroi Osmani. Në...