Socialistët festojnë fitoren e 11 majit, Rama: Ne morëm votat tona, demokratët nuk votuan!

Socialistët festojnë fitoren e 11 majit, Rama: Ne morëm votat tona, demokratët nuk votuan!

Edi Rama TIRANË- Socialistët po festojnë sonte fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Festa e socialistëve ka nisur në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave. Nga kryeministri Edi Rama, të ftuar janë të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste në listat shumëemërore që luftuan për një mandat në zgjedhje. Aktualisht kreu i qeverisë po u drejtohet me një fjalë falenderimi të gjithë kandidatëve socialistë. "Ai u braktis edhe nga ndjekësit e tij, që ishin të shumtë që qëndruan në shtëpi më 11 maj. Se ne votat tona kemi marrë përsëri. Ndërkohë që këto 200 mijë që mungojnë, janë ata që qëndruan në shtëpi. Po të ishte Luli do thoshte 'kanë vdekur'. Këta të tjerët që i bien më gjatë thonë që i kemi...