Shqipëria përfaqësohet në samitin global për sigurinë kufitare, ja mesazhi i ministrit Hoxha

Shqipëria përfaqësohet në samitin global për sigurinë kufitare, ja mesazhi i ministrit Hoxha

Në Britaninë e Madhe po mbahet Samitit për Sigurinë Kufitare ku marrin pjesë 40 vende. Shqipëria përfaqësohet në samit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku. Ministri Hoxha tha se vendi ynë ka dëshmuar përkushtim të fortë në luftën kundër krimeve financiare dhe migracionit të ligjshëm. Më tej, ministri u shpreh se nga bashkëpunimi me partnerët europianë, Shqipëria ka përmirësuar kapacitetet operacionale. Ministri i Brendshëm bëri me dije se Shqipëria ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX. “Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare, migracionit të paligjshëm dhe krimeve ndërkufitare. Përmes bashkëpunimit të thelluar me partnerët evropianë dhe...