Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Napoli kampion i Italisë, Zola: De Laurentiis krijon debate, por shpesh bën zgjedhjet e duhura
Napoli fitoi titullin e katërt kampion në histori, të dytin në tri vitet e fundit. “Corriere della Sera” intervistoi Gianfranco Zola, i cili si lojtar ka fituar një titull me Napolin, të fundit në epokën e Maradonës: “Të triumfosh me atë fanellë është diçka e pashlyeshme. Edhe sot e kujtoj festën me tifozët, skena që të mbushin me krenari”. A e prisnit në fillim të sezonit?Me Conten e prisja një Napoli konkurrues, por jo aq shumë sa për të luftuar deri në fund dhe për ta fituar titullin. E njoh vlerën e Antonios, por gjithsesi më ka befasuar. Ai vendos punën në fushë mbi gjithçka tjetër. Pastaj kujdeset në mënyrë maniakale për aspektin fizik dhe taktik. Me të do të isha përshtatur shumë mirë, jam...