A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp është shprehur se opozita nuk përjashton asnjë variant sa i takon mosnjohjes së Parlamentit të ri. Teksa u pyet nëse greva e urisë është një variant që PD ka në mendje, Berisha thekson se ai është i gatshëm t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë duke mos përjashtuar asgjë. “Absolutisht i gatshëm ta udhëheq betejën gjer në fitore dhe me shembullin personal, t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë. Nuk përjashtohet asnjë variant. Rëndësi të jashtëzakonshme për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo siç ua paraqet propaganda kriminale e qeverisë dhe altoparlantëve të saj. Sepse është shumë e rëndë kur sheh pseudo-intelektualë të bëjnë...