Policia arreston 53- vjeçarin nga Malësia e Madhe, ishte në kërkim për kultivim të bimëve narkotike…

Policia arreston 53- vjeçarin nga Malësia e Madhe, ishte në kërkim për kultivim të bimëve narkotike…

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: L. K., 53 vjeç, banues në fshatin Ivanaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi L. K. dyshohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi, në fshatin Ivanaj. ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni...