Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

Në intervistë eksluzive për Daily Mail, një boss shqiptar i drogës e thotë me bindje se policia britanike nuk do i shpërbëjë dot kurrë bandat që trafikojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar. Gangsteri, siç media prestigjoze e cilëson, foli në kushtet e anonimitetit duke rrëfyer se ‘sabotimi’ i punës së policisë britanike është një praktikë kyçe e këtyre grupeve. Daily Mail shkruan se që nga viti 1995, shqiptarët kanë qenë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë. Në tregun britanik depërtuan në fund të vitit 2000, me moton “shit lirë, shit shumë”. Shqiptari që ka folur për median britanike, ka vuajtur plot 17 vite në qeli, si pjesë e një bande të strukturuar kriminale që merrej me trafikimin e...