Detaje të reja/ Pasi u godit me thikë e kaçavidë, djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij (Pamjet)

Detaje të reja/ Pasi u godit me thikë e kaçavidë, djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij (Pamjet)

Momenti dramatik kur djali arratiset nga rrëmbyesit e tij, i rrëmbimit të djalit të një biznesmeni grek është dokumentuar në një video të publikuar nga mediat helene. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, kur i riu, i mbajtur peng dhe i dhunuar me thikë e kaçavidë, gjeti rastin të shpëtonte. Pavarësisht dhimbjeve dhe rraskapitjes, ai përfitoi nga një çast pakujdesie për të hapur derën e një makine të bardhë, ku mbahej i mbyllur, dhe ia doli të largohej me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik. Kjo pamje prekëse shton më tej dimensionin tronditës të çështjes që ka angazhuar intensivisht policinë greke. Sipas informacioneve të bëra publike, katër persona, përfshirë këngëtarin e njohur Ivan Greko, kishin organizuar një rrëmbim me motiv...