Braktisni klishetë: “Échappées belles” çel dyert e Shqipërisë së panjohur

Braktisni klishetë: “Échappées belles” çel dyert e Shqipërisë së panjohur

Në një kohë kur turistët evropianë po kërkojnë përtej destinacioneve të zakonshme, një vend i vogël ballkanik ka nisur të zërë vend në hartën e udhëtimeve më të dëshiruara. Shqipëria, e njohur dikur për izolimin e saj, sot po përjeton një transformim të thellë – dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga një prej emisioneve më të ndjekura të televizioneve publike franceze.Më 31 maj, në orën 21:00, kanali francez France 5 do të transmetojë një episod të posaçëm të emisionit “Échappées belles”, kushtuar tërësisht Shqipërisë. Me një kohëzgjatje prej 90 minutash, dokumentari televiziv premton të sjellë një “udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur e të vërtetë”, një portret që bie në kontrast të fortë me perceptimet e dikurshme të këtij...