Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!
Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin” e bankave në kredinë për shtëpi. Bankierët nuk mendojnë se këto masa do të japin efekte shumë të mëdha në ecurinë e kreditimit, por ato mund të ndikojnë një segment të veçantë, të lidhur kryesisht me investimin në shtëpitë e dyta. Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj të hedhë një hap më tej në përpjekjet e saj për të ngadalësuar rritjen e kreditimit për pasuri të paluajtshme. Këshilli Mbikëqyrës miratoi disa ndryshime, që vendosin për herë të parë një tavan rregullator në dy tregues të rëndësishëm të administrimit të rrezikut të kredisë për shtëpi. Konkretisht, Banka e Shqipërisë ka vendosur që...