Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe këtë të dielë. As në tentimin e radhës, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa nuk arriti të formojë Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentari. Në përpjekjen e njëzet e një për konstituim të legjislaturës së nëntë, partitë e deritanishme opozitare sërish nuk e mbështetën propozimin e LVV-së për votim të fshehtë. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 27 maj, në orën 11:00. Pro votimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim. Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm 90 deputetë. “53 deputetë kanë dhënë votën për, kundër ka qenë një, abstenim nuk ka, ndërpritet seanca shihemi me 27 maj...