Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Furlani shpall rindërtimin e Milanit: Janë bërë shumë gabime. Ia nisim nga e para, por s’kemi nevojë të shesim
Sezoni katastrofik i Milanit përfundoi mes protestave të tifozëve dhe shumë pikëpyetjeve për të ardhmen. Mungesa e kualifikimit në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm do të shkaktojë një dëm të rëndësishëm ekonomik për klubin kuqezi, i cili megjithatë do të duhet të rindërtohet duke nisur nga themelet. Një situatë e vështirë, për të cilën është i vetëdijshëm administratori i deleguar Giorgio Furlani: “Mes tifozëve ka keqardhje, zhgënjim, zemërim dhe frustrim. Ndjesi që janë pikërisht ato që përjetojmë edhe ne si klub. Sezoni përfundon këtu, nga nesër fillojmë nga e para për të ardhmen. Sigurisht janë bërë gabime, nuk mund të flitet për një të vetëm, por nëse jemi kaq larg pritshmërive tona, do të thotë se janë bërë disa gabime. Duhet të përmirësojmë shumë...