Krimet zgjedhore/ Prokuroria bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Krimet zgjedhore/ Prokuroria bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Prokuroritë e Përgjithshme ka raportuar bilancin sa i përket hetimeve për krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Bëhet me dije se deri në datën 22 Maj janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale, ku burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë: policia gjyqësore në 64 raste,SPAK në 17 raste,subjekte politike në 9 raste,kryesisht në 11 rasteshtetas në 6 raste Raportohet se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar: 10 në Prokurorinë Fier,5 në Prokurorinë Sarandë,4 në Prokurorinë Durrës,33 në Prokurorinë Tiranë,3 në Prokurorinë Gjirokastër,4 në Prokurorinë Kukës,8 në Prokurorinë Lezhë,17 në Prokurorinë Dibër,2 në Prokurorinë Vlorë,4 në Prokurorinë Korçë,3 në Prokurorinë Shkodër,12 në Prokurorinë Elbasan2 në Prokurorinë Berat. NJOFTIMI: Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm,...