90 mln euro klauzolë, 5 klube europiane ndjekin qendërmbrojtësin e së ardhmes!

90 mln euro klauzolë, 5 klube europiane ndjekin qendërmbrojtësin e së ardhmes!

3 Korrik 2025 16:23 Telesport Castello Lukeba është një nga qendërmbrojtësit më të kërkuar të momentit. Lojtari i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro, por klubi gjerman është gati të negociojë për një çmim më të arsyeshëm. Klubet e interesuara për të janë Tottenham, Chelsea, Bayern, Liverpool dhe Real Madrid. Deri tani, ende nuk ka oferta zyrtare për 22-vjeçarin francez, por është e sigurt se kjo do të ndodhë brenda pak ditësh. Bayern duket më i avantazhuar. Klubi bavarez do të shesë Kim rreth 35 mln euro për të arritur te Lukeba.
Burimi: Telesport.al