9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë pas akteve të dhunës gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se protestues të maskuar hodhën gurë, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të efektivëve dhe institucioneve, duke dëmtuar disa godina shtetërore dhe subjekte private. Gjatë incidenteve u dëmtuan gjashtë punonjës policie, ndërsa në rrugën “Ded Gjon Luli” u thye një derë e Bashkisë së Tiranës dhe iu vu zjarri katit të parë të godinës. Të arrestuarit dyshohen për disa vepra penale, mes tyre goditje për shkak të detyrës, kundërshtim të punonjësve të rendit dhe shkatërrim të pronës me zjarr. Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit Tiranë/Ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione...