9 fitore në 10 ndeshje! Super rezultate nga Shqipëria e Armand Damës, reagon Duka: Kjo është krenari

9 fitore në 10 ndeshje! Super rezultate nga Shqipëria e Armand Damës, reagon Duka: Kjo është krenari

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka ndarë një mesazh krenarie për paraqitjen e Kombëtares U-15 në turneun FIFA U-15 World Cup & Festival, të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka ka vlerësuar rezultatet e arritura nga talentet e rinj shqiptarë, të cilët kanë regjistruar një bilanc fantastik: 9 fitore në 10 ndeshje të zhvilluara dhe vetëm një humbje. Ky rezultat i ka pozicionuar kuqezinjtë në vendin e 17-të mes 189 përfaqësueseve nga e gjithë bota, një arritje që merr vlerë të veçantë duke pasur parasysh nivelin dhe përmasat e aktivitetit ndërkombëtar. Duka e ka cilësuar këtë eksperiencë si një hap të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të futbollit shqiptar, duke falënderuar gjithashtu trajnerin Armand Dama dhe të gjithë stafin...