Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mallkimi i qershorit për Kombëtaren
Nga viti i largët 1948, kur Shqipëria barazonte 0-0 ndaj Jugosllavisë në Kupa Ballkanike e deri më sot, Kombëtarja kuqezi ka zbritur në fushë 52 herë në muajin qershor. Në një muaj që për shumëkënd lidhet me fillimin e verës dhe shpresës, për Kombëtaren shqiptare qershori ka qenë shpesh muaji i përballjeve më të vështira dhe tersit sportiv. Statistikat flasin vetë: 52 ndeshje, vetëm 16 fitore, ndërsa 27 prej tyre janë humbje. Barazimet? Vetëm 9 herë kemi shmangur humbjen pa marrë fitoren. Por shqiptarët e dinë mirë: herë pas here, historia është bërë për t’u thyer. Dhe ndoshta, pikërisht tani, në prag të përballjes me Serbinë në një tjetër ndeshje të rëndësishme në muajin qershor, është koha për të sfiduar jo vetëm kundërshtarin, por edhe...