Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton, është pritur nga komuniteti shqiptar me bazë në Filadelfia. Nga kjo pritje, President Begaj u surprizua nga një ceremoni e organizuar prej “Bijtë e Shqipes”, me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”, lajmëron zyra e shtypit e Presidencës. Theks të veçantë i vuri përpjekjeve të diasporës shqiptare si dhe bashkëjetesën e tyre në këtë komunitet “Falë vlerave dhe standardeve demokratike të vendit që ju keni zgjedhur si atdhe të dytë, në këtë vend kampion të demokracisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, shqiptarët e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman ndërtuan objektet e tyre shqipfolëse të kultit, të cilat u bënë qendra...