“Kur do marrësh edhe shokët?”, Veliaj në qeli, qytetarët e “gjykojnë” online me komente të forta: E meriton burgun

“Kur do marrësh edhe shokët?”, Veliaj në qeli, qytetarët e “gjykojnë” online me komente të forta: E meriton burgun

Kryebashkiaku i arrestuar për dy vepra të rënda si korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, po përballet çdo ditë me komentet negative nga qytetarët në rrjetet sociale.Thuajse në çdo postim të tijin në rrjetet sociale, komentuesit i kujtojnë vjedhjet që u ka bërë qytetarëve, duke shkruar se e meriton të jetë në burg. Komente të tilla janë të shumta në postimin e një dite më parë nga kryebashkiaku. Po ashtu ka dhe nga ata komentues që e pyesin se kur do t’i marrë me vete edhe shokët që ka lënë jashtë. Kujtojmë se kryebashkiaku prej 10 shkurtit është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Pasi përfundoi pas hekurave nisi një sulm të ashpër ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes...