U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë

U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V. për veprën penale spiunazhi dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve. I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më njëzetegjashtë qershor dymijenjëzetekatër, në cilësinë e agjentit rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj. Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri kishte krijuar një rrjet të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që ndërlidheshin me aspektet...