Maliqi: Rama na vodhi! Përveç Berishës, shumica e drejtuesve politikë nuk punuan

Maliqi: Rama na vodhi! Përveç Berishës, shumica e drejtuesve politikë nuk punuan

Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka kritikuar mungesën e përkushtimit nga drejtuesit politikë të PD-së, përveç kryedemokratit Sali Berisha. Maliqi theksoi se xhelozia dhe mungesa e bashkëpunimit mes tyre e dëmtuan, duke thumbuar kështu drejtuesin e koalicionit PD-ASHM për qarkun e Beratit Eno Bozdo. Ndërsa po ashtu ish-deputeti e cilëson masakrën elektorale si një fakt të pakundërshtueshëm. Më tej ai u shpreh i gatshëm të vazhdojë punën për mbështetësit e tij, pavarësisht mungesës së mandatit, dhe bëri thirrje për unitet brenda opozitës në përballje me sfidat politike. “Për shkak të kodit zgjedhor të padrejtë, duhet të punoja fort. Ky sistem për mua është i korruptuar, lista e mbyllur është fatkeqësi kombëtare dhe për demokracinë në Shqipëri. I përmbahem masakrës zgjedhore...