Arrestohet në Muriqan 20- vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet në Muriqan 20- vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, ja për çfarë akuzohet

Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A. M., 20 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. T., 47 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ditën e djeshme, duke kryer manovrën indietro, ka aksidentuar lehtë me automjet, shtetasin F. M., 53 vjeç, këmbësor. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. Z., 49 vjeçe, banuesë në fshatin Xath, pasi ka kallëzuar shtetasja A. P.,...