“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat vijon të denoncojë atë që ai e quan farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij nga selia blu ai tha se PD është e vendosur ta luftojë dhe se misioni i tij personalisht do të mbarojë ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Pyetja: Ju keni deklaruar se nuk jeni një politika, por një misionar. Kur i mbaron mandati misionarit, sipas statutit të PD? “Po të marrësh betejën time unë e kam bërë për votën e shqiptarëve. Unë betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe jo tua kontrollojë kryetari. Kjo ishte beteja ime. Unë betejën për shqiptarët po e bëj që ata të votojnë të lirë dhe të kenë zgjedhje të lira. Është...