Përgjimet/ Kush është Pirro Çapi? Roli i tij në trafikun e drogës

Përgjimet/ Kush është Pirro Çapi? Roli i tij në trafikun e drogës

Në dosjen e SPAK, me 29 masat arrest me burg për megaoperacion ‘Ura’, sqarohet përmes disa përgjimeve roli i një personazhi të quajtur, Pirro (Spiro) Çapi. Prokuroria e Posaçme thotë se ai del si organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë. Për të vërtetuar këtë rol SPAK jep përgjime, jo vetëm të skyecc por edhe ato ambientale nga autoritetet italiane.  Bisedat e tij me Ervis Detin (Visi) dhe Gertin Aliun janë interesante; PJESË NGA DOSJA Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike. Për këtë fakt...