Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kreshnik Spahiu: Pse komisionerët e PD nuk kapën asnjë nga 300 mijë votuesit që përdori ‘Trenin Bullgar’?
Juristi Kreshnik Spahiu tha sot për emisionin “Frontline” në Report Tv se pretendimi i PD-së për “Trenin Bullgar” janë një lojë politike dhe alibi që nuk qëndron dhe nuk shkon me realitetin. Kjo sepse vetë PD-ja kishte numërues dhe komisionerë në çdo qendër e qark dhe është e pashpjegueshme sesi asnjë prej tyre nuk e kapën me prova këtë “lokomotivë’ në 300 mijë vota diferencë me PS-në. “Parimisht dua të them dhe tërheq vëmendjen publikut që të mos kompleksohet dhe shpërqëndrohet nga ky teatër pasi PD dhe Sali Berisha do i njohë zgjedhjet pavarësisht se çfarë thonë. Ata në shtator do të jenë në Kuvend dhe do legjitimojnë zgjedhjet sapo të hyjnë dhe betohen në Parlament. Pra nëse shkon atje bashkë me shpurën e tij,...