‘Qeveria fryu numrin e turistëve ‘/ Gjyriqi: Rritja marramendëse e qerave dhe kriza në ndërtim, rrezikon ekonominë

‘Qeveria fryu numrin e turistëve ‘/ Gjyriqi: Rritja marramendëse e qerave dhe kriza në ndërtim, rrezikon ekonominë

E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, Blerina Gjyriqi, Nënkryetare e Departamentit të Sipërmarrjes në PD, u shpreh se situata ekonomike aktuale tregon një pasqyrë krejt tjetër nga ajo që përpiqet të prezantojë qeveria.  Sipas saj, shifrat zyrtare për numrin e turistëve në vitin 2024 janë të fryra dhe nuk përkthehen në të ardhura reale për buxhetin e shtetit, ndërsa rritja e çmimeve në treg, sidomos në sektorin e qirave dhe ndërtimit, po krijon një flluskë ekonomike që rrezikon të shpërthejë me pasoja serioze. Deklarata: Pavarësisht se qeveria pompon në mënyrë të jashtëzakonshme se në vitin 2024 kanë qenë mbi 10 milionë turistë, unë jam e bindur se kjo është një shifër e fryrë, sepse kjo nuk përkthehet në buxhet. Nëse do të kishim me të...