Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘La Repubblica’: Berisha nuk dorëzohet, tregon provat e manipulimit zgjedhor
Sali Berisha nuk dorëzohet dhe, 11 ditë pas numërimit të votave që i dhanë fitoren kryeministrit aktual Edi Rama, vazhdon të denoncojë manipulimet. Ish-kryeministri i moshuar, lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, ka treguar, në një konferencë për shtyp, ato që ai i konsideron prova të operacioneve të paligjshme që i kanë mundësuar Partisë Socialiste të fitojë me një diferencë prej gati 20 pikësh. Ai kërkon formimin e një “qeverie teknike” dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Berisha flet për “qindra dokumente” që provojnë akuzat e tij dhe tregon një video në të cilën shihen 117 fletë votimesh të vulosura dhe të gatshme për t’u përdorur për votim në një bar në Pekisht, afër Elbasanit, në dispozicion të një kryeplaku, që – sipas...