Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kërcënoi efektivin e FNSH-së që e ruante tek dera! Arrestohet 40-vjeçari i dënuar për vrasje e pengmarrje
Foto ilustruese FIER- Alesio Xhelo, 40-vjeç, është arrestuar nga Policia në Fier, pasi ka kërcënuar punonjësin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për shkak të detyrës. Ndaj Xhelos ishte caktuar masa arrest shtëpie, ndërsa dje, ai ka ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e FNSH-së, i cili kishte si detyrë ta ruante atë. 40-vjeçari rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi akuzohet për disa vepra penale. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", të kryera në bashkëpunim dhe "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit", e mbetur në tentativë. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Alesio Xhelo, 40 vjeç, banues në Fier, i...