Veliajt i shtohet një tjetër akuzë, SPAK: Ka fshehur pasurinë, sekuestrohet një apartament, ishte regjistruar në emër të “Agi Kons”

Veliajt i shtohet një tjetër akuzë, SPAK: Ka fshehur pasurinë, sekuestrohet një apartament, ishte regjistruar në emër të “Agi Kons”

Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa do të përballen me një tjetër akuzë, atë të fshehjes së pasurisë. Në një njoftim të ri, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se hetuesit kanë arritur në përfundime se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin për kryerjen e një tjetër vepre penale nga Erion Veliaj, pasi ka fshehur pronësinë e një apartamenti. SPAK gjithashtu njofton se apartamenti në fjalë është sekuestruar. Bëhet fjalë për apartamentin që në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është regjistruar në emër të subjektit tregtar “Agi Kons” shpk, në pronësi të biznesmenin Gentian Sula. Sipas SPAK, nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të...