Sarandë, skafet dhe anijet me guida ditore

Sarandë, skafet dhe anijet me guida ditore

Nga Thoma Nika Sportelet e guidave detare të turistëve të kësaj pranvere, kanë dalë përgjatë shetitores së Sarandës. Sepse udhëtimet detare tashmë janë të përditshme dhe ofrohen jo vetëm nga varkat e skafet turistike, pasi motorrët i kanë ndezur edhe anijet turistike, të kapaciteteve të mëdha. Pranë banakëve që shërbejnë si biletari, gjenden prezantuesit e guidave, nga suksesi i të cilëve varet edhe shitja e tyre. Ata na thanë se tri javët e majiit nuk kanë qenë edhe aq të kënaqshme, edhe për shkak të ndryshimeve të motit, ndërkohë që më shumë udhëtime kanë realizuar gjatë prillit,por pritshmëritë janë për ngritje të shpejtë. Mes shitësve të guidave lundruese, është edhe vajza nga Ukraina, që thotë se është e kënaqur me punën që bën. Teksa rezervuan...