Luis Enrique: Më pëlqen shumë si luan Interi, do të jetë një finale spektakolare

Luis Enrique: Më pëlqen shumë si luan Interi, do të jetë një finale spektakolare

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka komentuar në një intervistë për “Sky Sport” pritshmëritë e finales së Champions League kundër Interit, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe progresin e bërë nga skuadra e tij gjatë sezonit. Për sezonin e PSG-së: “Nuk ishte e mundur ta dija 100% se do ta arrinim këtë nivel, por kur punon maksimalisht, është e rëndësishme të përgatitesh për çdo zhvillim të mundshëm. Nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë dhe si do të reagojë skuadra, por jemi përmirësuar shumë, krahasuar me fillimin e sezonit”. Për yjet në skuadër: “Për mua, ka shumë yje në këtë PSG. Bukuria është se ata janë në funksion të skuadrës, jo e kundërta. Ndihem me fat që kam lojtarë me nivel të lartë, por...