Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 60-vjeçari në Mallakastër
                            Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakstrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht  një vajzë të mitur. Sipas policisë, shtetasi Sh.L., banues në Ballsh, u kap në kushtet e flagrancës, teksa ngacmoi seksualisht vajzën 13 vjeçare. Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme proceduariale.