Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
Në më pak se një muaj diferencë, Bashkimi Europian do të mbajë sot pasdite në Bruksel konferencën e pestë ndërqeveritare me Shqipërinë. Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë, i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Këto kapituj përfshijnë politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital. Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, politika tatimore, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit si dhe rritje për bizneset shqiptare. Deri tani janë hapur negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses...