Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Aksident në Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset në rrugë
                            Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.