Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qëllohen për vdekje dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite! Trump: Radikalizmi nuk ka vend në SHBA
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashingtonit. Viktimat ishin çift, ndërsa u qëlluan teksa po dilnin nga aktiviteti në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, i cili kishte në fokus ndihmën e banorëve të Gazës. I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez. Ky i fundit, sipas Policisë, bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua. Oficerët do të hetojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin. Trump: Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërsa ka dënuar vrasjet, ka deklaruar se ato janë nxitur nga antisemitizmi. “Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI! Urrejtja dhe...