No Image Available

Flik blindon kontratën me Barçën, gjermani: Jam i lumtur

“Kjo është Barcelona, ​​​​dhe këtu ne luajmë për të fituar.”-tha gjermani pas rinovimit me Barçën. Hansi Flik dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku: trajneri gjerman ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin Blaugrana deri më 30 qershor 2027. Njoftimi u bë nga vetë klubi i Barcelonës me Flik që shprehu entuziazëm të madh për besimin e marrë: “Jam i lumtur që udhëtimi vazhdon. Ne kemi potencial të madh, me një ekip të ri dhe një dëshirë të madhe për t’u rritur. Ne e meritonim gjithçka që morëm,” shtoi ai. “Ekipi tregoi shpirt dhe dëshirë për t’u përmirësuar ditë pas dite. Ne punojmë shumë çdo javë për të bërë gjithmonë një hap përpara.” Vazhdo leximin