Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulim i ri shkencor: Gjakut dhe urina mund të tregojnë sa ushqime ultra të përpunuara konsumon një person
Një studim i ri ka zbuluar një mënyrë të re për të përcaktuar sasinë e ushqimeve ultra të përpunuara që konsumon një person, duke analizuar mostrat e gjakut dhe urinës. Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA, të udhëhequr nga Erikka Loftfield, kanë identifikuar për herë të parë shënjues biologjikë që lidhen me nivelin e konsumit të këtyre ushqimeve, të cilat mjekësia i lidh prej kohësh me një sërë problemesh shëndetësore. Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë produkte si drithërat me sheqer, pijet e gazuara, picat e ngrira dhe patatinat, të cilat përmbajnë aditivë dhe përbërës artificialë që mungojnë në gatimet tradicionale. Megjithatë, për shkencëtarët ka qenë sfidë të matin me saktësi se sa nga këto produkte konsumohen në të vërtetë nga individët. Për të...