Presidentja Osmani vizitë në Zvicër: Shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Presidentja Osmani vizitë në Zvicër: Shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Kosova E Mërkurë, 21 Maj 2025 14:57 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur nga presidentja zvicerane, Elisabeth Baume-Schneider (Keller-Sutter). Ajo e ka falënderuar homologen e saj për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e kësaj vizite si një hap i ri në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. ”Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po nis në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal është dëshmi e një kapitulli të ri në partneritetin ndërmjet shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi Osmani. Gjatë qëndrimit në Gjenevë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë kushtuar trashëgimisë politike të Martti Ahtisaarit. Ngjarja organizohet nga Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari në bashkëpunim me Misionin e Finlandës në Gjenevë, organizatën...