Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni “Ura”/ Berisha: Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte
“Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë. E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur. Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli. Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët. Aty ka grupe të tjera, unë mund t’i citoja, por jo. Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane. Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është. Por ky është operacion në vazhdim. Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti....